Ata kanë qenë gjithnjë mjaft fanatik në ekspozimin e vogëlushes së tyre, por duket se këtë herë mami Miriam Cani nuk i ka rezistuar dot tundimit.
Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes Ameli ku ka përqafuar arushin e saj. “Kanë qenë shoqe që në bark”, shkruan Cani në Instagram.
Arushi prej pellushi të cilin e vogla e përqafon me dashuri, duket se ka qenë dhe një prej lodrave që prindërit e saj i kanë blerë që përpara lindjes dhe që tashmë është e preferuara e vogëlushes.
Në profilin e saj në Instagram, Miriami ka postuar një kolazh ku krahas Ameli, shfaqet edhe vetë këngëtarja e cila përqafon me dashuri të njëjtin arush pellushi, kohë kur vogëlushja ende nuk kishte lindur.