Kakavijë/ Sekuestrohen 3.1 kilogramë kanabis në autobusin Tiranë-Athinë

0
46

Vazhdon trafiku i narkotikëve drejt vendit fqinj Greqisë përmes linjave të autobusëve.

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi prej 3.1 kg kanabis ne autobusin e linjës Tiranë-Athinë me targa greke NIT 6022.

Mësohet se lënda narkotike e ndarë në 24 pako të vogla ishte e fshehur në një valixhe.

Policia ka ndaluar 2 shoferët e linjës dhe po punon për identifikimin e autorëve të trafikut.

Në kontroll janë prezent dhe doganierët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here