Bes Kallaku rrëfen “sherrin” me Ermal Mamaqin, si nisi dhe si vazhdoi

0
37

Rreth dy muaj më parë aktorët Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nisën një lojë virtuale ku kërcënonin njëri-tjetrin me fjalët “Gjej vend e futu”.

Ky sulm kërcënimesh në rrjetet sociale mori përmasa të mëdha, pasi fansat e secilit prej tyre iu kundërvunë njëri-tjetrit me video sharëse, shkruan “Panorama”.

Po ne rrjetet sociale shkruhej më pas se Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku e kalojnë limitin, duke përfunduar në sherr të fortë, një lojë që shkoi drejt acarimit të marrëdhënies midis dy aktorëve.

Po a është e vërtetë kjo?! Besart Kallaku tregon për gazetën “Panorama” paskuintat e këtij sherri. “Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi kantunarët bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”, ka thënë ai.

 

Pyetjes nëse janë miq apo armiq me Ermalin, ai iu përgjigj: “Shumë miq, të mirë madje. Por me mua janë sensibilizuar dashamirësit”, ka sqaruar Kallaku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here