Itali/Arrestohet skafisti shqiptar i tragjedisë së Otrantos, në kërkim që prej vitit 2006

0
130

Policia Italiane ka vënë sot në pranga një shqiptarin e dënuar nga Gjytkata e Vlorës  me 25 vjet heqje lirie pas masakrës së 9 janarit 2004. Gazeta italiane “Repubblica”, shkruan se shqiptari i dënuar me 25 vite burg, është arrestuar në Giambellino në rrethina të Milano.Sipas gazetës, shqiptari është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 25 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore dhe emigracion të paligjshëm. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka paraqitur dokumente të rreme greke identifikimi, si pasaportë false dhe një patentë. Kontrolli i policisë në fakt ishte rutinë.

Dyshimi lindi tek dokumentet. Pas kontrollit të gishtërinjve, shqiptari rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Ai është arratisur në vitin 2006 kur u dënua nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe që prej atëherë ka jetuar në arrati.

Sipas faqes në fjalë, shqiptari është përgjegjës për vdekjen e 21 personave në tragjedinë e Otrantos në vitin 2004, ku drejtonte skafin. Tashmë, ai pritet të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ndërsa në Itali do të përgjigjet edhe për falsifikim dokumentesh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here