Pezullohet “Eurocopteri” i dytë, ndalohet fluturimi i tij

0
125

Gati një javë pas aksidentit ajror në të cilin dy pilotë ushtarakë humbën jetën, kompania franceze Eurocopter u kërkon autoriteteve shqiptare ta mbajnë të bllokuar dhe të mos e përdorin helikopterin tjetër derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër. Burime të Top Channel pohuan se për këtë kërkesë janë vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria, e cila po zhvillon hetime sipas nenin 83 dhe 46 të Kodit Ushtarak, për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizje pa të drejtë e trupave ushtarake.

Helikopteri EC 145, i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës së bashku me një tjetër të njëjtë të sjellë në Shqipëri në tetor 2015, duhet të përdoreshin nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar  përdorej prej 6 muajsh.

Ndërkohë, oficerët e policisë gjyqësore ushtarake i kanë përcjellë gjatë ditës Prokurorisë së Shkodrës të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në Farkë dhe në qëndren e kontrollit. Prokuroria thotë se vetëm pasi të verifikohet itinerari i raportuar në dokumenta do të vendoset se kush do të jenë ushtarakët që do të thirren për t’u pyetur.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes deklaroi përmes shefit të Shtabit se helikopteri me tre persona ekuipazh, ndodhej në fluturim për shkaqe stërvitore.tch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here