Përkatësia iliro-dardane e Konstantinit të Madh

0
276

sheradin-berisha-berat poster

 

Gjon Keka*

 

Konstantini i Madh nuk është i vetmi Perandor i Perandorisë Romake me përkatësi iliro-dardane,por pothuajse çdo i treti Perandor i kësaj Perandori ishte me përkatësi Ilire. Por me gjithë këtë jo të gjithë këta Perandorë kanë menduar më shumë për atë se nga vinin ata, sa për pushtetin e tyre despotik. Kjo nuk është temë e trajtimit në këtë libër, ndërsa rëndësi ka që ata ishin Ilirë ,kjo për të mos vrapuar të tjerët në përvetësimin e tyre siç ndodh shpesh që personalitetet e mëdha të jenë të lakmueshme nga të gjithë,por ja që ata nuk janë të të gjithëve në kuptimin e përvetësimit të përkatësisë, ndërsa si personalitete në bazë të veprave janë figura universale. Kështu Konstantini i Madh lindi 28 Shkurt 274* pas lindjes së Krishtit në Nishin antik _(Naissus)_, të Dardanisë Ilire(_Dardaniae Illyrica_)nga i ati Konstantin Klori dhe e ëma Helena . Prandaj edhe Konstantini është i gjakut iliro-dardan dhe një nga Perandorët më të talentuar dhe guximtar të Perandorisë Romake,kjo për faktin se arriti të ruaj paqen dhe të zgjeroj liritë dhe të drejtat në kuadër të kësaj Perandorie gjë që të tjerët Perandor nuk i kishin pjesë të programit dhe jetës së tyre udhëheqëse dhe politike në kuadër të shtetit perandorak.

Dardania është një pjesë e rëndësishme e Ilirisë që ka patur rol qendror në beteja vendimtare historike dhe zhvillimin e popujve të gadishullit Ilirik dhe Europës në përgjithësi. Nuk mund të kalojmë pa përmend këtu se nga ky rajon i Ilirisë ishte edhe Mbretëresha Teutë dhe se ky rajon i Ilirikumit ka patur fatin e tij dhe rëndësinë ,por e ka edhe sot tepër të madhe. Sido që të jetë Konstantini ishte një Perandor që rridhte nga ky rajon i lashtë i Ilirisë _26_,pra Dardania respektivisht nga Nishi _(Naissus)_ i Dardanisë,dhe kjo është e rëndësishme ,sepse ky Perandor la gjurmë në jetën e tij perandorake dhe bëri kthesa të mëdha historike që i shërbyen si kohës së tij ashtu edhe të ardhmes.

Kështu Dardania ,ky vend i rëndësishëm dhe malor mori emrin e vetë nga një popull ilir ,të quajtur Dardanët. Ndërsa Ptolemeu e konsideron Nishin (Naissus) ende si një nga qytetet nën dardanët. ”Në shpërbërjen e provincave të mëdha në disa më të vogla ,Dardania ishte provincë e vetme, e cila _Notitia Imperii _dhe Hierocles kryejnë nën prefekturën e Ilirisë lindore, në ditët e sotme ajo e bën pjesën në pjesën jugore të Serbisë ,pas pushtimit dhe okupimit* nga ana e saj. Konstantini i kushtoi vetes ,për nga profesioni artit ushtarak, dhe ai nuk u pengua edhe pse pati një largim nga vendi i tij, dhe trajnimet apo ushtrimet e këtij arti dhe të shkencave tjera. Rininë e kaloi në oborrin e Dioklecianit. Disa vjet pas lindjes së tij, i ati Konstanci ndahet prej Helenës dhe më 289 sërish martohet me Theodoren, thjeshtrën e Maksimianit. Në fillim djaloshi ka jetuar te nëna Helena, gjatë së cilës kohë i ka fituar filizat dhe mbresat e para fetare të krishtera, siç shihet nga emrat e të afërmve të tij. Motra e tij quhej Anastazija, emër ky karakteristik për krishterët dhe hebrenjtë. Ka të dhëna se vajza e tij Konstancia ishte e përshkuar me ndjenja dhe bindje të thella të krishtera. Nga kjo shihet qartë se në shtëpinë e tyre është shprehur atmosferë miqësore ndaj të krishterëve. Me këtë atmosferë familjarizohet. Kur më 1. maj në vitin 305 Diokleciani abdikon, Konstantini ik nga Nikomedia, kryeqendra e Dioklecianit dhe kthehet te babai, në Perëndim. Sidoqoftë, në oborrin e Dioklecianit ku, siç u tha më sipër e kalon rininë e vet, njoftohet me persekutimet e përgjakshme dhe të mëdhaja të krishterëve. Ndonëse i ri, rreth vitit 300 fejohet me Faustën, vajzën e vogël të perandorit Maksimian, kurse me konkubinën Minervinën, ka pasur djalin Krispin._“__DARDANIA __- pars Illyriorum, qui sub __TEUTA __sunt, deficunt ad Dardanois. II. 6, 4.Dardani, arsente Philippo, Macedoniam invadere parant;sed cognito ejus adventu retrocedunt. IV.66. Bylazore occupata, Paeoniae urbe,tutus erat Philippus a Dardaniorum incursionibus in Macedoniam.__97, I.”_Sa i përket qëndrimit të tij ndaj religjionit, “ai e praktikon politikën e gjerë toleruese të babait të vet ndaj nënshtetasve të vet krishterë dhe ishte i vetëdijesuar për pavarësinë e tij të plotë nga Lindja.Ai aspironte lartë ,kështu ishte natyra e tij, ai kishte guximin dhe aftësitë për artin e luftës, ishte thjeshtë njeriu i shekullit të tij. Për nga fuqia që posedonte ai krahasohej me Augustin dhe Trajanin, ndërsa ai ishte vizionar dhe i talentuar.”

Ndërkaq me vdekjen e babit të tij,Konstanc Klori në Eborakum Jork(York),në vitin 305 ushtria e shpall Konstantinin e Madh ,pra biri e tij si perandor. Ai u ngjit në këtë fron më 25 korrik 306 si pasues i babait të tij në ato pjesë të perandorisë, të cilat ai i kishte në zotërim. Në këtë kohë disa nga krahinat në Gali për shkak të mosmarrëveshjeve të perandorëve rival ranë pre rivalitetit të tyre dhe egoizmit, por kjo gjendje vetëm sa tregoj se ishte në favor të rritjes së fuqisë së Konstantinit.Një nga prënjekësit dhe persekutuesit e tmerrshëm të krishterimit Galeriusi vdiq në vitin 311 ,më pas zotërimet e tij ishin ndarë në mes Maximinit dhe Liciniusit ,ndërsa Maxentius tashmë kishte uzurpuar Italinë dhe Afrikën. Ndërsa Konstantini pas provokimeve të herpashershme marshoj në Itali dhe përmbysi Maxentius në lagjet e Romës dhe se ky trian u mbyt në Tiber. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 312 që faktikisht konsiderohet si periudhë e fitores së dyfisht në njërën anë kundër tiranisë së tij, dhe së dyti e fitores së kryqit me anë të shëndritjes nga qielli në sytë e mendjes dhe të zemrës së Konstantinit, pra si periudhë e konvertimit të Konstandinit në krishterim, dhe më pas vendosjes së raproteve në mes të shtetit perandorak dhe kishës.

 

Kjo histori e mrekullueshme e kthimit të Konstantinit përbën epokën e historisë së tij, të standardit të ri romak ,të politikës së re perandorake karshi religjionit respektivisht besimit të krishterë, të transformimit të tij dhe ndërtimit të raporteve të paqes dhe aleancës ,të konfirmimit të besimit dhe sigurisë së tij në të, të dhënies së formës dhe drejtimit ,të shenjës së fitores, të paraqitjes apo shfaqjes së Krishtit në kryq dhe shenjës së tij ,të zërit dhe mbishkrimit hyjnor etj. Ndërsa sipas shumë shkrimtarëve të historisë së jetës së tij ai kishte rënë që në rini në sy për nga madhështia ,talenti ,fuqia dhe aftësitë në artin luftarak. Veprat që ai bëri janë arsyeja dhe gjurmët më të mira për ta vlerësuar atë si një personalitet i shquar në veprimtarinë politike, shoqërore, ushtarake dhe religjioze. Ai ishte i vendosur,me një ndërgjegje të arsyeshme deri në momentin kur nuk shfaqi shenjat e despotit , vrasjes së birit të tij dhe atyre që nuk respektonin këshillat dhe vendimet e tij politike e ligjore. Pas kësaj ai ishte më ndryshe i vrarë nga despotizmi. Ai ishte i kujdesshëm,sidomos në dekretet ndaj kategorive sociale ,të varfërve dhe qytetarëve tjerë të shtetit perandorak, ai vendosi sipas të drejtave të tyre,dhe kjo ishte një dëshmi e natyrës së tij ,sidomos pas kthimit në krishterim ,tregohej si i mëshirshëm, i dashur dhe i drejtë në këto raporte.  Ai ishte trim dhe kjo ishte parë që në rininë e tij, madje edhe nëpërmjet provave që kishte ato vetëm sa shfaqnin karakterin e tij dhe dëshmonin për këtë. Madje drejtësia, urtësisa dhe trimëria ishin vlerësuar dhe parë në dritë,si dhe potencuar jo vetëm nga apologjetët e krishterë dhe shkrimtarët që shkruanin mbi personalitetin dhe jetën e tij, por edhe nga apologjetët pagan dhe shkrimtarë të tjerë edhe në atë kohë ,por edhe më vonë.

Me pak fjalë, konvertimi i Kostantinit në të krishterë ishte njëbekim i Providencës Hyjnore, dhe një avantazh i rëndësishëm për të krishterët dhe kishën, por edhe për shtetin e tij perandorak ,sepse për atë kohë kjo është konsideruar si një mbështetje për Perandorinë Romake,si një aleancë e kohës. Por e gjithë kjo që ndodhi në atë kohë ishte për atë kohë e dobishme, por jo edhe perfekte,sepse asgjë nuk është e përsosur në këtë botë. Ngase ka raste kur avantazhet janë dhënë, por ato shpesh nuk përdoren në formën e duhur. Dhe se ne kemi parë edhe në ditët tona se ndryshimet që ndodhin janë të dobishme ,por që ka edhe pasoja anësore që nuk lejojnë që i tërë ndryshimi të ndodh menjëherë, pra jo gjithmonë mund t’i vjelësh të gjitha frutat që dëshiron, është e pamundur pa rënë ndonjë në tokë,kalbur apo dëmtuar gjatë vjeljes.

Kështu Zoti i historisë dhe i racës njerëzore shfaqet,ndikon, përshkon, lulëzon dhe ndryshon zemrat, udhëheq Kishën e tij,pra ky është Zoti i historisë që ndalë gjakun e bijëve të tij për ta ruajtur atë si dëshmi ndaj mbretërve ,despotëve ,tiranëve dhe perandorëve barbar për gjykimin e pastër të tij kundër tyre. Kështu ky Zot i historisë preku edhe Konstantinin dhe iu shfaq atij ,ashtu sic shpesh ai ishte dhe shfaqet përgjatë historisë dhe ndryshon zemrat e njerëzve ,popujve dhe kombeve. Ndërsa në anën tjetër ai kujdeset dhe ruan bijët e tij dhe Kishën që hiri si ujë i jetës i ushqen zemrat e tyre si në kishë ashtu edhe në shtetet ku ato jetojnë. Me fjalë tjera ashtu si në psalmet përshkruese të lavdërimit (himnet) Perëndia është vlerësuar si Krijues _(Ps.Kap. 24,1b)_ dhe si Zoti i historisë _(Ps.Kap.25-26)_ , ashtu ishte në kohën edhe të Konstantinit ,po ashtu edhe sot është i tillë dhe gjithmonë do të jetë. Ndërsa nga kjo çdo gjë dukej nën Konstantinin dardan sikur kishte fituar një formë të re, dhe kjo i shërbej kohës, vetë perandorit,Kishë dhe religjioneve dhe shoqërisë ,sepse perandoria tanimë kishte si flamur të fitores dhe udhëheqjes perandorake kryqin dhe si besim zyrtar krishterimin.Por kjo erdhi vetëm pas ndikimit qiellor në Konstantinin, kjo ishte parasëgjithash pika e kthesës në bindjet e tij fetare që më pas ai edhe e promovoj atë ,e bëri fe zyrtare të shtetit perandorak, i vendosi lirinë dhe hapësirën e dhënë, si dhe vendosi “aleancë” me të.

Bashkëpunimi me Krishtin gjithmonë ka sjell fitore,ndryshime dhe dritë,por vetëm nëse ajo ka pas të bëjë me jetën e brendshme(zemrën) të individit, popullit dhe kombit, por jo edhe aleanca politike,sepse Krishti nuk vdiq në kryq si një mbret politik, por si një mbret i zemrave dhe u ringjall ,pra i ai është mbretë i përjetshëm i zemrave të individëve, popujve dhe kombeve. Prandaj Konstantini me veprimet e tij ,ndryshimin e politikës dhe vizionin, “tregoi kurajo, urtësi, dhe aftësi prej shtetari”,_ _i cili të krishterët dhe kishën e futi nën petkun e politikës së tij perandorake si simbol të fitores duke ngritë shenjën e kryqit si shenjë të perandorisë nën udhëheqjen e tij. Dhe kjo na sjell në mend atë se si një nga shkrimtarët si referenca burimore gati e të gjithë autorëve që kanë shkruar mbi personalitetin dhje jetën e Konstantinit Eusebius e përmbyll historinë e tregimit të tij mbi Konstantinin duke e ngritë lartë simbolin e fitores së Konstantinit, udhëheqjen e tij *,vizionin dhe guximin etj. Konstantini i Madh dardan qeverisi 32 vjetë shtetin perandorak të Perandorisë Romake,në testamentin e tij politik dhe gjrumët dëshmon se në çfarë mase Perandoria Romake u mor nga ai dhe si ishte ajo pas vdekjes së tij. Gjatë kohës së tij ai e ndau qeverisjen e shtetit perandorak të Perandorisë së Romës,midis tre bijve të tij dhe dy

nipërve. Djali i madh Konstandini mori Gallinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar ndërsa i dyti Konstanc Flavi Azinë e Vogël, Sirinë dhe Egjiptin, pastaj i treti, Kosntansi,mori Ilirinë, Afrikën dhe Italinë, ndërkaq të dy nipërit e tij, njëri mori Maqedoninë dhe Akainë, ndërsa tjetëri Armeninë dhe Kapadokinë. Konstandini vdiq në moshën 66 vjeçare ,respektivisht në vitin 337, i mbuluar me lavdi i pasur me virtyte ,dhe shkëlqim prej perandori, me vdekjen e tij ai u shpall si një yll i ngjitur me një madhësi të mrekullueshme drite të cilët ilirët shpesh e quanin si një _Komitin ose Komet_.Ndërsa pak para se të vdiste “ai u pagëzuar “ dhe kështu vdiq si një Perandor i krishterë i shtetit perandorak.

Me pak fjalë ky perandor iliro – dardan la gjurmë të pashlyera në historinë dhe jetën politike perandorake të Perandorisë Romake. Dhe se sa i urtë dhe vizionar e i fuqishëm ishte ai ,e shohim vetëm nga vlerësimet që atij i bëjnë shumë shkrimtarë, sic shkruan edhe këtu ,“gjithashtu sot unë të thërras ty, Konstantin i Madh, duke të kujtuar o, perandor i fuqishëm se si ju jeni pagëzuar duke u pastruar kështu me anë të pagëzimit( …),ju u shëruat dhe shpëtuat shpirtin dhe trupin, por ju e njihnit të paktën hirin e Perëndisë, ti ishe i talentuar sepse Kishave të Perëndisë i dha lirinë e tyre të mëdha dhe e përlëvduat atë, ju kishit besimin e krishterë dhe po këtë besim pas kaq shumë përndjekjeve dhe persekutimeve nga tiranët ju e ndalët atë dhe i dhatë lirinë e saj(…)”

Pastaj për jehonën dhe lulëzimin e shtetit perandorak nën udhëheqjen e këtij perandori dardan ,ipeshkëvi gjerman Dithmar von Merseburg në librin e dytë të tij të Kronikave thotë kështu,“sa e mrekullueshme që nën këtë perandor të madh ,perandoria ka lulëzuar, vështirë se mund të përshkruhet me fjalë”.

*Gjon Keka ,Epoka e Konstantinit të Madh, Botart 2014

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here