Bulqizë/Gruaja i pret të dashurit organet gjenitale

0
137

Pasi rrahu burrin dhe ky i fundit mori “Urdhër-Mbrojtje”, radhën e ka pasur i dashuri.

Ngjarja nuk ka ndodhur në ndonjë vend të botës ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht, por në Bulqizë dhe këtë herë personi me të cilin gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore ka përfunduar në spital. Personi mbi të cilin është ushtruar dhunë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur dhe prerë me mjete të forta. Madje sipas burimeve nga mjekët në Bulqizë, ai ka pasur plagë të rënda edhe në organet gjenitale. Nuk dihet arsyeja e këtij rasti ekstrem të dhunës, raporton News24. Historia e çiftit të bashkëshortëve nga Bulqiza, u bë publike në emisionin “Me zemër të hapur”, ku 55 vjeçari me iniciale T.S. do të denonconte dhunën e ushtruar nga bashkëshortja, madje ai kishte marrë dhe “Urdhër mbrojtje nga gjykata”. 55-vjeçari pretendonte se dhunohej sistematikisht nga gruaja, gjë që çoi më pas edhe në ndarjen e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here