Policia e Shtetit ka njoftuar se me datë 13.04.2016, në orën 07.30, në Akademinë e Sigurisë, do të fillojë intervista me gojë dhe testi psikologjik me 300 konkurrentët e parë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët janë kualifikuar pas fazave të testimit me shkrim dhe testimit fizik.
Aplikantët duhet të paraqiten me fletën e pranimit dhe dokument identifikimi (Pasaportë ose Kartë Identiteti).
Aplikantët e tjerë do të njoftohen në vijim për ditën dhe orën e intervistës me gojë dhe testit psikologjik.