BOKS/Pacquiao mbyll karierën me fitore!

0
246

 Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka fituar kundër Timoti Bradlei me vendim unanim të gjyqtarëve, ndërsa ka konfirmuar më pas se ky është meçi i tij i fundit.

 Tre gjyqtarët e takimit i dhanë fitoren filipinasit me rezultat 116-110 në takimin e mbrëmshëm të zhvilluar në Las Vegas, raporton BBC.

 “I kam premtuar familjes time se do të pensionohem pas këtij takimi”, ka thënë Pacquiao.

 Filipinasi 37 vjeçar, e rrëzoi dy herë Bradlein, në rundin e shtatë dhe të nëntë. Të rikujtojmë se Pacquiao gjatë karrierës së tij 21 vjeçare, kampion bote është shpallur në tetë kategori të ndryshme. Ai karrierën e mbyll me 58 fitore dhe 6 humbje.

pacquiao-848x472 ppac2

247200

pac1 pac3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here