Referendumi i PS/ Hafizi: Vigjiloni dhe denonconi çdo tentativë për manipulim nesër

0
38

Një ditë para mbajtjes së referendumit për mandatin e kryetarit të PS, deputetja Mimoza Hafizi apeloi soacialistët të mos bëhen pjesë e kësaj farse.

Duke renditur të gjitha arsyet se pse ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të kodit zgjedhor dhe statutit të PS, Hafizi apeloi socialistët të vigjilojnë dhe denoncojnë çdo tentativë për manipulim nesër.

Hafizi: Ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve shqiptarë, as me një qeverisje më të mirë, as me arsim dhe shëndetësi, as për vende pune e paga më të larta, as për një administratë më të përkushtuar dhe profesionale, nuk ka të bëjë as me më tepër demokraci në PS, nuk të bëjë as me më shumë meritë në karrierën politike. Jo. ky referendum është një përpjekjee pashpresë për të legalizuar mandatin shtatë vjeçar të kryetarit të PS në kundërshtim me të gjithë traditën demokratike të PS, në kundërshtim me të gjitha normat demokratike të partive politike europiane.

Ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të kodit zgjedhor, statutit të PS të cilat ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë ti denoncojmë në ditët në vijim. Ky referendum është zhvilluar pa asnjë fushatë dhe pas asnjë shpjegim për votuesit, për anëtarët e PS. Në këtë proçes ka një diferencë me mijëra e mijëra midis numrit  të votuesve në lista dhe atyre që deklaron selia zyrtare. Si deputete e kësaj partie, si deputete  e PS dëshiroj tu them të gjithë socialistëve shqiptarë mos u bëni pjesë e kësaj farse. Mos lejoni tu përdorin, mos u besoni premtimeve për punësim në këmbim të një vote, mos kini frikë, mos lejoni tu nëpërkëmbin dinjitetin. Vigjiloni dhe denonconi çdo tentativë për manipulim nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here