FIFA, lajm të madh për Kosovën

0
128

FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kosova  do ta vizitohet nga  zyrtarë të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s. Kjo do të ndodh para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, muajin e ardhshëm.

“Një delegacioni përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s në përbërje të Senesh Erzik, Kryetar i Komsionit të Asociacioneve të FIFA-s, me Peter Gileron kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, nga FIFA dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Favre nga UEFA , do të vizitojnë Kosovën, përkatësisht FFK-në më nga data 12 deri më 14 prill”, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Olle.

Delegacioni do të ketë takime me krerët e FFK-së KE ku do të njoftohet me zhvillimet në futbollin e Kosovës. Ata do të priten edhe nga krerët e insitucioneve shtetërore. Kjo vizitë vjen edhe pas takimeve të shumëta të kryetarit të FFK-s, Fadil Vokrri në Cyrih me zyrtarë të të dyja shtëpive të futbollit botëror. Ky është delegacioni më i lartë i UEFA-s e FIFA-s që viziton Kosovën.lajme.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here