Dëshmi të reja! Mbipesha shkaktohet nga një virus!

0
140

Mbipesha mund të shkaktohet edhe nga një virus I cili sulmon indet dhe më pas I shumëzon ato. Disa studime të fundit të bëha nga disa hulumtues në SHBA treguan se virusi si fillim sulmon mushkëritë dhe më pas të gjitha organet e tjera si veshkat, trurin dhe mëlçinë. Kur indet sulmohen ato shumëzohen dhe çojnë në krijimin e qelizave të reja. Teste të shumta janë bërë tek pulat dhe minjtë dhe këto teste konfirmuan se virusi i obezitetit është njohur si ad­36 (Adenovirus serotip 36). Ky virus shkakton fitimin e një peshe të madhe pavarësisht llojit apo sasisë së ushqimeve që konsumoni. Në vitin 2006 Richard Atkinson, nga Universiteti i Ëisconsin, bëri një studim ku morën pjesë mbi 2000 njerëz nga Australia. Pas disa analizave dhe ekzaminimeve rezultoi se më shumë se 20% e pjesëmarrësve kishin infeksionin viral Ad­36. Një studim tjetër tregoi se rreth 70% e njerëzve mbipeshë në Amerikë nuk ishin imunë ndaj këtij virusi, prandaj kishin shtuar aq shumë kilogram në peshë, shkruan revista “Healthy Food Team”. Në ditët e sotme, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një trajtim të përshtatshëm ose një vaksinë kundër këtij virusi. Deri atëherë, shkencëtarët këshillojnë të bëni aktivitet fizik, të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore dhe të eleminoni konsumimin e produkteve të konservuara, me ëmbëlsues artificial dhe fast food­et.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here