Malësi e Madhe/Kryebashkiaku Marinaj: Në helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ishin 3 persona, 2 viktima

0
173

Kryetari Bashkisë së Malësisë së Madhe konfirmon se në bordin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes që u rrëzua në fshatin Grizhë kanë qenë tre persona.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Tonin Marinaj tha se një fakt të tillë e ka konfirmuar personi i mbijetuar i cili sipas tij ka këputur krahun.

Marinaj: “Nga konfirmimi i atij është që është i plagosur kanë qenë tre persona në bord”.

Ndërkohë trupi i njërit prej dy viktimave është nxjerrë nga helikopteri, ndërsa tjetri ende. Marinaj tha se do të kërkohet ndihma e polumbarëve.

Marinaj: Jam informuar nga policia dhe administratori dhe kryeplaku i fshahtit për fatkeqësinë e madhe, helikopteri në bazë të të gjitha të dhënave është i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kanë qenë tre persona në bord bashkë me pilotin. Njëri është nxjerrë dhe ka këputur krahun. Është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Nga helikopteri është nxjerrë dhe një prej viktimave, ndërsa tjetri akoma.Do kërkohet ndihma e polumbarëve për ta nxjerrur.

Helikopteri ka rënë në brendësi të liqenit, 300-400 metrra nga bregu.

Policia është angazhuar me të gjitha forcat, të gjitha strukturat janë në gatishmëri.

 

Drejtori i shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj në një lidhje telefonike për Ora News në orën 15: 10 minuta të dites se sotme tha se dy pilotët e ushtrisë kanë humbur jetën ndërsa ka arritur të shpëtojë tekniku.

Na thonë se nuk është në gjëndje kritike për jetën por do sillet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nga informacionet që kemi dy pilotë kanë humbur jetën”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here