Vasili: Hetim çdo lloj informacioni për “parajsat fiskale”

0
161

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar një vëmendje të veçantë të autoriteteve shqiptare për përfshirjen e segmenteve nga Shqipëria në skandalin e Panamasë dhe të parajsave fiskale në përgjithësi

Petrit Vasili gjatë prononcimit të sotëm për mediat tha:

Ka informacione që vijnë nga media botërore ku dhe segmente shqiptare janë të përfshirë në çështjet për shfrytëzimit apo të shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale siç është rasti i Panamasë. Por mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë”.

Ai u fokusua te koncensionet si një aktivitet që lidhet me informacionet e fundit për fshehjen e të ardhurave.

Vasili ritheksoi qëndrimin e LSI-së në marrjen e nismës për përmirësimet e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar transparencën dhe për të rritur përgjegjshmërinë publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare.

Sepse edhe evazioni fiskal dhe fshehja e parave kanë të bëjnë me të tilla, bëjnë që në mënyrë përfundimtare të kemi një qëndrim të ri i cili i mbyll të gjitha shtigjet këtyre veprimtarive të këtij lloji dhe është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që të dinë më së miri që paratë e tyre përdoren në mënyrë transparente dhe në të mirë të tyre, përfundoi Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here