Shkodër /Në pranga dy persona,u sekuestrohen 2.3 kg hashash

0
145

Arrestohen në flagrancë nga Policia e Shkodrës  dy shtetas për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” . Në pranga kanë rënë Altin Logu 30 vjeç dhe Dashamir Prroj 28 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë përpara shtëpisë së shtetasit Dashamir Prroj në lagjen “Mark Lula” Shkodër, në momentin e shkëmbimit të qeses me lëndë narkotike ndërmjet tyre.

Ata u  kapën në flagrancë nga efektivat e Policisë Shkodër ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 kg dhe 321 gramë lëndë narkotike e llojit Kanabis sativa . Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here