DËSHMIA/ Desara në polici: I dogja makinat për të marrë hak ndaj mamasë së Filipit

0
198

23-vjeçarja Desara Mançellari ka pranuar në polici se i vendosi flakën makinave për të marrë hak pas ndarjes nga i dashuri 21-vjeçari Filip Qosja Papajani.

Ajo thotë se bëri këtë veprim pas ndërhyrjeve dhe fyerjeve nga mamaja e 21-vjeçarit, duke i djegur asaj makinën, por morën flakë edhe dy makina të tjera të parkuara pranë, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Vajza ka shpjeguar se kishte qenë e lidhur për afro 10 muaj me Filip Papajanin, të cilin e kishte njohur në lokalin që babai i tij kishte në pronësi, në rrugën “Riza Cerova”, që ndodhej pranë shtëpisë së saj. Ajo ka treguar se fillimisht lidhja kishte ecur mirë, edhe pse ai ishte 2 vjet më i vogël.

Por ka qenë pikërisht diferenca e moshës që nuk është pranuar nga nëna e tij, Areti Papajani, që kishte shkaktuar problemet, derisa Desara vendosi t’i jepte fund lidhjes. E duke qenë se e kishte fajësuar atë për ndarjen, ndonëse vendimin e mori vetë, 23­-vjeçarja vendosi t’i digjte makinën.

Por nuk mori parasysh që flakët mund të përhapeshin, ashtu siç edhe ndodhi, dhe të digjnin edhe makinat e tjera të parkuara pranë saj.

SHPËRNDAJE NË:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here