Nga 1 prilli patenta shkon 3 mijë lek më shumë/Vizita e okulisti dhe otorino-laringologu me pagesë edhe për të siguruarit.

0
160

Patentat e reja do të kushtojnë edhe 3 mijë lekë më shumë.

Ndryshim në cmim nuk ka tarifa e autoshkollës por nëse pagesa për vizitat mjekësore që për personat e siguruar bëhej falas.

Vizita e mjekut okulist apo otorino-laringologut, nëse behët për efekt raporti mjekësore për leje drejtimi apo veprimtarinë me armët, duke filluar nga 1 prilli është bërë me pagesë edhe për të siguruarit. Vizitat tek këto dy mjekë specialistë do të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekesh për secilën.Me anë të një urdhri të lëshuar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që mban datën 29 mars 2016, vizitat tek këto dy mjekë specialistë do të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekesh për secilën. Deri tani, për aplikimet paguhej vetëm një raport prej 1 mijë lekësh, i cili mbetet gjithashtu në fuqi. Urdhri i Ministrit është shpërndarë në të gjitha poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet dhe në rrethe. Në këtë mënyrë, raporti mjekësor, pavarësisht nëse aplikanti është i siguruar, do të kushtojë në total 4 mijë lekë .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here