Edhe pse kanë kaluar 22 vite, që nga vendimi i qeverisë i vitit 1994 nuk ka gjetur zbatim dhe rreth 300 familjet e përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Vau Dejësit. Banorët nuk kanë marrë tokat e shpërndara asokohe në Ças. Mos gjetja e një zgjidhjeje në gjithë këto vite është kthyer në shqetësim serioz për banorët e kësaj zone, që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Banorëttheksojnë se:” Na i kanë caktuar në Velipojë. Kemi shkuar për t’i marrë, por na kanë nxjerr automatikun. Shteti ne na ka një detyrim: na ka marrë tokën, ka ndërtuar hidrocentralin. N. Kjo ka mbetur vetëm në letër, pasi shteti nuk e ka zbatuar asnjëherë vendimin. Si të mos mjaftonte mungesa e tokave bujqësore, këto familje jetojnë prej vitesh në ndërtimet e bëra asokohe për punëtorët e hidrocentralit, të gjitha me material eternit, e ndaluar me ligj nga Bashkimi Europian, si material me përbërje kancerogjene. Apeli i këtyre familjeve ndaj shtetit shqiptar është që ligji i miratuar nga vetë ky i fundit të gjejë zbatim.