Basha i përgjigjet zyrtarisht kërkesës së Edi Ramës/Nuk ka dialog pa zbatimin e vendimit kushtetues për mandatet e deputetëve

0
263
Kryetari i Partisë Demokratike i ka thyer zyrtarisht përgjigje letrës së Kryeministrit Rama për dialog, duke deklaruar se nuk ka dialog pa zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës, për mandatet e deputetëve. Vetëm kështu sipas Bashës bëhet e besueshme se mazhoranca është gati.
Në letërpërgjigjen ndaj ftesës, Basha qartëson Ramën se nuk mund të takohen asesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetuetshmëria të vazhdojë si normalitet.
Sipas tij një forum i këtillë nuk është asfare përmase civilizimi, por e kundërta e tij.
Në vijim të letrës së tij, Basha e quan ftesën e Ramës një hap të vonuar.
“Prej kohësh opozita ka kërkuar dialog të nivelit më të lartë politik për reformën në drejtësi, e jo vetëm, ndërsa keni qenë ju dhe vetëm ju kundër.Sot ju më ftoni që mosdakordësive politike mes palëve t’i japim një tjetër forum mes qeverisë dhe opozitës si përmasë e cunguar e civilizimit”.
Zyrtarisht kryeministri Edi Rama ftoi sot Lulzim Bashën për tryezën e dialogut të nivelit të lartë, pa ndërkombëtarët, për të dakordësuar çështjet që i kanë ndarë deri më tani.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here