Janë shpërndarë mbështetësit e partisë demokratike pas 2 orësh të mbledhur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Deputetët e pranishëm pas një takimi me drejtuesit e Policisë bëjnë me dije se pritet lirimi i të ndaluarve nga ana e policisë.
Prej orës 14:00 disa aktivistë të forumit rinor dhe Kreu i Partisë Demokratike dega nr5 Ndricim Babasi janë ndaluar dhe ndodhen në ambientet e drejtorisë. Ndalimi i tyre u bë pas protestës që PD organizoi tek parku i Liqenit Artificial kundër ndërtimit të këndit të lojrave. Protesta e udhëhequr nga deputetë të Partisë Demokratike degjeneroi në përplasje fizike mes deputetëve dhe policisë. Ata ishin të parët që shembën rrethimin dhe depërtuan kordonët e sigurisë së uniformave blu.