Dritan Hardhia polici “shembullor” i Bashkisë rezulton me precedentë penalë të mëparshëm/Ja faktet

0
526
Inspektori i Policisë së Bashkisë Tiranë, Dritan Hardhia rezulton të jetë me precedent penal, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj mburret me të, duke e cilësuar si një polic të zellshëm. Hardhia është dënuar për grabitje me dhunë si dhe është akuzuar për dhunë në familje.
Fundjavën që lamë pas, Dritan Hardhia është rikthyer sërish në skenë. Ky inspektor “shembullor” është akuzuar nga shoqëria civile për dhunë të ushtruar ndaj tyre. Sipas “Qyetarët për Parkun”, Hardhia ka qëlluar me shkelma në bark protestuesen Rezearta Caushaj, e cila u dërgua me ambulancë të shtunën në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Për tu maskuar, Dritan Hardhi është zhveshur nga uniforma dhe i veshur civil ka ushtruar detyrën e funksionarit të Bashkisë së Tiranës. Pyetja që lind, a është Dritan Hardhia standardi i vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të prezantuar Policinë Bashkiake.
12494864_1579312142360792_5033889048213044972_n
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here