Tjetër masakër/Kamikazi hedh veten në erë mes turmës në stadium, të paktën 65 viktima

0
231

Një tjetër masakër nga Shteti Islamik, të paktën 65 persona raportohen të vdekur teksa një kamikaz hodhi veten në erë në një stadium pranë Bagdatit.Kamikazi dyshohet të jetë një i ri i identifikuar si Saifullah al-Ansari.

Mediat raportojnë se ngjarja ndodhi pas një ndeshje futbolli.

“Ishte momenti kur po i dorëzonin trofeun fituesve kur terroristi hodhi veten në erë mes turmës”- tha kapiteni i policsë së fshatit Al-Asriya.

Ai shtoi se më shumë se 50 persona u plagosën gjatë shpërthimit që ndodhi pranë Iskandariyah, një qytet 25 milje në jug të kryeqytetit.

Burime nga spitali Iskandariyah ku po trajtohen të plagosurit paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej për shkak të gjëndjes së rëndë të plagosurve.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here