Seks për 300 euro, pranga dy prostitutave dhe shfrytëzuesve të tyre

0
198

Paga tepër e lartë. 100-300 euro i kushtonte një prostitut klientëve në kryeqytet. Duket se klientët e dy vajzave të arrestuara tashmë kanë qenë të pasur. Paga shpërndahej mes tyre dhe tutorëve. Sa më shumë orë qëndrimi në dhomat e hotelit aq më shumë para të fituara

 

Alma Çuka

Prostitucioni tashmë është kthyer në profesion të mirëfilltë për disa vajza në kryeqytet dhe ato që vijnë nga rrethe të tjera. Ndonëse është punësim i palicencuar, vajzat gjithsesi arrijnë të fitojnë mjaftueshëm. Madje në 5 minuta ato sipas  policisë së kryeqytetit arrijnë të fitojnë  një pagë mjaftueshëm të mirë. 300 euro për një klient. Duket e pabesuseshme, por në fakt shifrat raportohen nga policia, e cila ka kapur vajzat në flagrancë me “peshqit” e tyre. Operacioni që bëri të mundur finalizimin e arrestimeve është quajtur “Mustag”. Por policia thotë se për të finalizuar këtë operacion i është dashur të punojë 9 muaj me radhë. Në pranga kanë rënë 7 persona. Tre tutorë, dy klientë dhe dy prostituta.

 

Operacioni
Në njoftimin e saj policia thotë se arrestoi  7 shtetas për veprën penale të  “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. Më datë 24.03.2016, nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë mbas një hetimi 9 mujor u bë e mundur të finalizohet Operacioni “Mustang”, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 113 i Kodit Penal. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasit:  Nik Gjonikaj 1968, lindur  në Laç dhe banues në Tiranë, i  dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”.  Melsi Mita, 1964, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Besnik Manka, i.1981, lindur  dhe banues ne Tirane, i pa denuar.  Aureta Boja,  1989, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë.  Bledian Nurja, .1984, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë.  Domenika Doko,  dt1992, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Hajredin Sula,1979, lindur dhe banues në Tiranë . Shtetasi Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja , sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës. Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që shtetaset Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me shtetasit Melsi Mita dhe Hajredin Sula. Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur. Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”,  parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here