Berisha: Grusht shteti brenda shtetit, Parlamenti duhet shkrirë, të ndërhyjë edhe Presidenti

0
157

Ish-kryeministri: Të votohet Byroja si kapitull i parë, në një marrëveshje e cila të detyrojë palët që të votojnë çdo kapitull të reformës

 

Gëzim Saliu

Bllokimi prej 3 javësh nga ana e mazhorancës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta çuar në këtë gjykatë shqyrtimin e ligjshmërisë së mandatit të deputetëve socialistë Suli e Leskaj po krijon një grusht shteti brenda shtetit. Kështu e komentoi dje ish-kryeministrit Berisha situatën e tensionuar mes palëve në Parlament, duke theksuar se në këto kushte është e domosdoshme shkrirja e institucionit kryesor ligjvënës në vend. “Prej mëse tre javësh vazhdon grushti i shtetit brenda shtetit, vazhdon grushti i shtetit konsumuar nga përvetësimi i fuqisë kushtetuese nga pushteti, anashkalojnë pushtetin që Kushtetuta i jep Gjykatë Kushtetuese dhe marrjes së këtij pushteti nga Parlamenti. Prej 3 javësh vazhdon bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ata deputetë që kanë përdorur mandatin për qëllime politike. Kjo është një nga situatat më të rënda në historinë e vendit. Kjo është një nga situata më të rënda në vend, një situatë të cilën në vende të tjera, por jo në Shqipëri, përmbarues i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti i vendit, në Kushtetutë. Ndërsa këtu është e shkruajtur se është Gjykata Kushtetuese garante e Kushtetutës dhe përmbarues bëhet cilido nga pushtetarët.  Situata është dramatike. Në këto kushte parlamentit meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen  e menjëhershme të tij. Kur parlamenti ka konsumuar, grushtin e shtetit, ky parlament nuk meriton të ekzistojë më. E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet sepse një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate”, deklaroi Berisha.  Në këtë kontekst ish-kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani,  të marrë të gjitha masat për të shprehur qëndrimin e tij ndaj kësaj situate. “Kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë dhe unë nuk mund të them se Presidenti i Republikës e ka këtë kompetencë, por Presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë juristët me të mirë të vendit për të marrë këshillën dhe për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetues, ndaj këtij grushti shteti që ka konsumuar parlamenti”, theksoi ai.

 

Byroja e Hetimit

Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, ish-kryeministri dha skemën e tij për votimin e reformës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.  “Të votohet Byroja si kapitull i parë, në një marrëveshje e cila të detyrojë palët që të votojnë çdo kapitull të reformës. Por nuk ka nevojë të presim fundin, sa të miratohet amendamenti i fundit dhe të fillojmë votimin”, deklaroi ai.  I pyetur se pse kërkohet votimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit në kohën kur institucionet në të cilat ajo do jetë në vartësi ende nuk janë formalizuar, Berisha dha këtë shpjegim:  “Nuk është se e miratove ti sot dhe do hyjë në fuqi nesër. Sa më shpejt që ta miratosh, aq më shpejt ajo do të hyjë në fuqi. Natyrisht, çfarëdo që të bëjmë ne, ajo do kërkojë një kohë të duhur për t’u strukturuar tërësisht, por unë jam dakord që të vijohet me kapitujt me përparësi që lidhen me funksionimin e kësaj byroje”. Ndërkohë ish-kryeministri tha se nga negociatat e fundit me sukses shprehte kënaqësinë,: “që BKT nga sqetulla e Ramës, Shullazit dhe Saje qorrit, kaloi aje ku e kemi kërkuar”.

 

Kërkesa e Berishës

Reagon Nishani: Presidenti do ndjekë dhe do zbatojë vetëm Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha për shkrirje të Kuvendit, ku deklaroi se në çdo rast Presidenti do të veprojë mbi bazën e Kushtetutës. “Prerogativat, detyrat dhe angazhimet e Presidentit të Republikës janë qartazi të përcaktuara në Kushtetutë. Kështu që në çdo rast dhe në çdo rrethanë Presidenti do të ndjekë dhe do të zbatojë kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, tha ai u bënë pas homazheve që Presidenti zhvilloi në nder të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel mëngjesin e 22 Marsit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here