Shpërthimet në Bruksel/ Fëmija qan mbi trupin e nënës së vdekur (Video +16)

0
115

Çast pikëllues kur shihet një vajzë e vogël duke qarë mbi trupin e nënës së saj të vdekur, si pasojë e shpërthimeve terroriste në aeroportin e Brukselit.

Policia tha se një taksist i quajtur Francisco Izquierdo, kishte filmuar këto pamje jo për të ndihmuar vajzën e vogël, por për të kërkuar djalin e tij dhe vajza e vogël nuk i kishte rënë fare në sy.

Videoja ka dalë disa ditë më vonë, pasi ai e kishte shikuar videon me vëmendje dhe e kishte dalluar vogëlushen duke qarë mbi trupin e nënës së vdekur.

Ai vazhdon të kërkojë brenda në aeroport për djalin e tij i cili punonte aty, dëgjohet duke e thirrur në emër dhe fillon të filmojë. Ai ka thënë se kishte qëndruar 30 minuta duke ndihmuar njerëzit dhe më pas ka dalë jashtë.

Në video mund të dëgjohen klithmat e vogëlushes duke qarë për nënën, dëgjohet turma që kishte pësuar lëndime dhe zjarrfikësit duke shuar zjarrin dhe duke ndihmuar të plagosurit.

 

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2016/03/24/1778795318614770131/64…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here