Facebook ka hedhur një tjetër hap në drejtim të sigurisë së profilit të përdoruesve të saj.
Shpesh herë persona të ndryshëm kanë rënë viktima të hakerimit online, ku u janë përvetësuar fotot personale. Për fat të mirë, ky funksion i ri do të lajmërojë përdoruesit nëse ka tentativa për të vjedhur profilin e tyre.
Në rastet kur rrjeti social mjaft popullor beson se një llogari është false, do ta vendosë në shënjestër dhe do ta testojë, shkruan “The Sun”.
Drejtoresha e Facebook për sigurinë globale, Antigone Davis tregon se sa të dëmshme janë këto sjellje hakeruese. “Është një shqetësim i vërtetë për disa femra në disa vende të botës ku vjedhja e personaliteti mund të ketë dëme kulturore dhe sociale”, thotë ajo.
Por nëse Facebook nuk e dallon dot një profil fals që përdor fotot tuaja, mund të ankoheni manualisht tek rrjeti.
Kushtet e përdorimit të Facebook nuk i lejojnë përdoruesit të pretendojnë se janë dikush tjetër, të vjedhin foto, të mbajën emër të rremë, të bëjnë një llogari false për një person.