Gjirokastër/ Djali i një polici qëllon mbi dy vëllezër, një vdes dhe një plagoset, autori në kërkim

0
199

 

 Dy nipërit e gruas së kryetarit të komunës Lazarat u goditën nga një i afërm i tyre. Ai është djali i një punonjësi policie. I plagosuri u dërua në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë që policia  ka shpallur në kërkim autorin Enrik Lluka

 

Dy vëllezër janë qëlluar me armë sjarri nga një kushëri i tyre në Gjirokastër. Si pasojë e këtij atentati mbeti i plagosur njëri prej vëllezërve  ndërsa tjetri mori plagë të rënda dhe u transportua me urgjen cë drejt spotalit të Traumës në kryeqytet.  Mësohet se ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Shtëpës në Gjirokastër. Ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet e këtij atentati.  Policia pas ngjarjes mori përsipër të mbajë nën mbikëqyrjen dy banesat atë të viktimës dhe të autorit, me qëllim përshkallëzimin e situatës. Me armë zjarri janë qëlluar vëllezërit Dorian Lluka 29 vjeç dhe, Bilbil Çelo Lluka, 31 vjeç . Nga të dhënat e para  u mësua se mes kushërinjve ka pasur një sherr I cili është zhviulluar me tone të ashpra. Më pas autori I krimit sipas dëshmitarëve që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes,  ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mbi dy vëllezërit. Një nga pistat për të cilën dyshon policia se ka ndodhur ngjarja, është ajo e trafikut të drogës. Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për këtë ngjarje. Një tjetër detajë e cila jepet nga policia, është fakti se dy vëllezërit të cilët u bënë pre e sulmit të kushëririt të tyre, janë nipërit e gruas së Dash Alikos, kryetarit të Komunës Lazarat.

 

Autori i krimit në kërkim

Pas krimit autori i krimit i cili u mësua menjëherë se është edhe kushëri me viktimën dhe të plagosurin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai është identifikuar dhe është Enrik Lluka 28 vjeç. Ai është djali i një punonjësi policie. Ndërkohë mësohet se babai  menjëherë pas ngjarjes ka dhënë shpjegime dhe është vënë në shërbim të policis ëpër të bërë të mundur ndalimin e djalit të tij. Sipas policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit” në të cilin është gjetur i braktisur, automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY me të cilin autori i krimit, Enerik Lluka 28 vjeç është larguar nga vendi i krimit. Të njëjtat burime thonë se, në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here