Dibër e Madhe/ Vdes 58 vjeçarja, një tufë qensh e kafshuan në të gjithë trupin

0
187

Një shqiptare 58-vjeçe, ka humbur tragjikisht jetën në Dibrën e Madhe për shkak se një tufë qensh të rrugës e kanë kafshuar atë në pjesë të ndryshme.

Ndërhyrja e mjekëve të Spitalit të Dibrës nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dot jetën asaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Qendër Zhupë të Maqedonisë. Dëshmitarë okularë i thanë policisë lokale se në momentin e kafshimit 58-­vjeçarja po hidhte mbeturinat në koshat e plehrave.

Shumë shpejt është dërguar në spitalin më të afërt, por nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenve që frekuentojnë vendgrumbullimet e mbetjeve ushqimore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here