Lihet në harresë mosha e tretë. Mungojnë këndet dhe stolat ku ata të ulen për të biseduar

0
135

Ndësa Bashkia e Tiranës e ka mëndjen për të bërë parqe për fëmijë vënd e pa vënd, nuk projekton një kënd për moshën e tretë ku të uletn për të biseduar dhe për të lozur një dorë domino në shoqërin e njëri – tjetrit.

Sejrie Baleta

Mosha e tretë janë dhe mosha që kanë nevojë për më shumë vëmëndje dhe kujdes. Kur I shikon në rrugë të gjithë pa përjashtin janë njerëz aq të dashur se kurr nuk u mungon një buzëqeshje për ta kthyer. Në çdo lagja të qytatit këtë grupmoshë e shikon bashkë. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Standard” në mesin e tyre është kënaqësi e madhe të jeshë. N ëish- kinostudio një grup të moshuarish po përpiqeshin që më kushtet e tyre të improvizonin një kënd për tu ulur dhe për të lozuar një dorë domino. Pasi ata më parë kishin qënë për kafë në një nga lokalet aty afër ata me pas preferonin të loznin në ambjet të hapur dhe jashtë zhurmës dhe zëravë që në kafe sipas tyre janë shumë bezdisëse. Të gjithë theksuan ne në këtë lagje u mungoni disa stola ku ata të uledhin dhe të bisedonin të loznin dhe të kalonin kohën e lirë jashtë ndërtesave si shtëpitë apo dhe kafenetë që sipas tyre është një alternativë që e pranojmë në mungesë të hapësirave në natyrë dhe se nuk kishin stola ku të uleshin. Bisedat e tyre është e rëndësishme ti ndjekësh me kureshtje. Batuta dhe lojrat janë dy mënyrat e vetmë me të cilat ngushëllohen për të kaluar kohën e lirë. Ndërhyrjet në prishjen e dyqaneve në këtë zonë ka bërë që aty tani të ndërtofet një mini lulishte e vogël në formën e një rrethi. Problemi nuk qëndron tek lulishtja por tek mosvendosja e një stoli për tu ulur të paktën mosha e tretë. Përballë kësaj mini hapësirë të liruar ndodhet dhe stacioni i autobuzit ku nuk ka asnjë shenjë dalluese për tu quajtur stacion. Por nuk dua ta zhvendos këtu vëmëndjen. Problemi qëndrin se mosha e tretë është lënë në harrësë. Bashkia është e fokusuar për të ngritur vetëm kënde lojrash për fëmijë për fëmijë. Po fokusimi  i saj po ta shikosh nga një llogjikë  është i thjeshtë. Ndoshta është grupmosha e cila manipulohet më kollaj dhe prindërit ose më saktë populli shqiptarë pëlqen më shumë gënjeshtrat se të vërtetat. Ndërsa mosha e tretë janë bërë prindër dhe gjyshër tashmë. Ata nuk kanë nevojë për kujdes dhe kështu ecën llogjika. Jo ne jemi shoqëri që harrojmë çdo sakrificë që kjo grupmoshë ka bërë për të rritur breza të tërë qytatarët. Ata janë rrënjët e çdo familje e çdo individi.  Jo vetëm në këtë lagje të Tiranës por edhe në lagjet e tjera të moshuarit janë një grupmoshë që janë lënë larg vëmëndjes nga bashkia e Tiranës. Nuk ka një kund ku të moshuarit të mblidhen të bisedojë dhe të pinë një kafe. Edhe ato pak para pension që marrin për të mos thënë se ka dhe nga ata të moshuar që nuk marrin u duhet ta lënë nëpër kafenetë e lagjes aty ku është e vetmja alternativë që u ofrohet për të kaluar kohën e lirë në praninë e njëri tjetrit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here