Italia kërkon Shqipërinë në tryezën e Samitit Europian

0
127

Në përgatitje të samitit europian të krerëve të shteteve, ose qeverive të BE-së, 28 ministrat europianë miratuan mekanizmin e ndihmës emergjente europiane, me 700 milionë euro në tërësi, si dhe diskutuan për migracionin, tregun e brendshëm dhe marrëdhëniet me jashtë të BE-së.

Me insistim të Italisë, ashtu si javën e kaluar, Shqipëria u bë sërish pjesë e tryezës së Këshillit.

“Ne, si Itali, insistuam, që të merret përsipër angazhimi për raste të ngjashme krizash, apo fluksi në pika të tjera të kufirit të jashtëm europian. Sot flitet për Turqinë, por e njëjta vendosmëri dhe energji të dëshmohet edhe në pjesë të tjera të kufirit të jashtëm dhe ne si Itali kemi folur shprehimisht për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, sepse këto vende janë të zbuluara dhe ne morëm mbështetje për këto. Le të shohim nëse do të ketë referencë specifike për vendet apo për referencë do citohet se dëshmohet e njëjta vëmendje dhe vendosmëri për aspekte tjera në lidhje me kufirin e jashtëm”, deklaroi Sadro Gozi, Sekretar shteti për çështjet europiane në Itali.

“Shumë është thënë për migracionin dhe më shumë do të thuhet kur të mblidhen 28 krerët më vonë gjatë kësaj jave në Bruksel. Po, një gjë është e qartë, qëllimi ynë i përbashkët është të menaxhojmë fluksin e migrantëve dhe refugjatëve, ku elementi kyç është shkatërrimi i modelit të biznesit të trafikantëve”, u shpreh ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here