Arrestohen dhjetëra të dyshuar për sulmin në Ankara

0
152

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka vizituar disa nga të plagosurit në sulmin vdekjeprurës të mbrëmjes së të dielës në Ankara. 37 persona u vranë dhe 15 të tjerë janë në gjendje kritike.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë por kryeministri ka thënë se provat të bëjnë të mendosh për grupin separatist, PKK, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Të hënën, Turqia ndërmori sulme ajrore kundër rebelëve kurdë në Irakun Verior. Autoritetet po ashtu kanë arrestuar 15 persona në operacione kundër PKK-së dhe 50 të tjerë në zona të tjera të vendit.

Presidenti turk, Recep Erdogan tha se ai do të ripërcaktojë terrorizmin për të përfshirë edhe ata që mbështesin aktet terroriste e duke mos u kufizuar vetëm tek personi që mban armën apo bombën.

Ndërkohë, protestuesit kanë mbushur rrugët e Ankarasë të hënën duke demonstruar zemërimin e tyre ndaj qeverisë që ka dështuar t’i mbrojë ata nga ky sulm i fundit. Shpërthimi i të dielës është i dyti i regjistruar në një muaj në mes të kryeqytetit.

Ky sulm ka ndezur më shumë frikën e një faze të re të rrezikshme në luftën e qeverisë me militantët kurdë, duke u shoqëruar me akoma më shumë dhunë, e nxitur kjo nga luftrat në Siri dhe Irak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here