Erion Veliaj i veshur si Supermeni për Ditën e Verës, luan basketboll meqë nuk fluturon dot (foto)

0
128

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur në Ditën e Verës me bluzën e Supermanit, duke i habitur jo pak ata dhjetra fëmijë që e ndiqnin nga pas në bulevardin kryesor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në ditën e festës së Elbasanit, nuk dha ndonjë shpjegim se çfarë e lidh festën pagane me heroin e filmave amerikanë.

Ndoshta Veliaj e ka ngatërruar Ditën e Verës me 1 Qershorin dhe ka dashur të impresionojë fëmijët e vegjël që kishte mbledhur në shesh. Por në fund shumë prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer. Duke besuar në fabulën e Supermanit, disa fëmijë i kanë kërkuar Erionit të fluturojë, por ai këtë herë nuk bënte dot sikur. Prandaj ka marrë topin dhe ka luajtuar basketboll njëlloj siç kishte bërë Edi Rama vitin e shkuar për Ditën e Verës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here