Dy arkitektë nga Greqia kanë ardhur me një ide fantastike: dizenjimin për një shtëpi të ndërtuar në faqen e një shkëmbi.
Ky koncept i pazakontë ka marrë titullin “Casa Brutale”. Maja e shtëpisë është pak e shumë e barabrartë me nivelin e tokës, me një çati të zëvendësuar nga një pishinë.
Mbi të gjitha duket sikur shtëpia do të jetë tërësisht moderne dhe e rehatshme për të jetuar në të.
Pamja nga kjo shtëpi është sa mahnitëse megjithëse i përshtatet më shumë atyre që nuk kanë frikë nga lartësitë.