Kosovë/ Dalin lumenjtë nga shtrati për shkak të reshjeve, përmbyten tokat bujqësore

0
187

 

Reshjet e vazhdueshme në Kosovë, kanë nxjerë nga shtrati lumenjtë Llap, Sitnicë dhe Ibër duke përmbytur zonat përreth.

Në komunën e Kastriotit janë përmbytur disa fusha. Sa i përket pjesës veriore, nga vërshimet e lumit Ibër, janë përmbytur arat.
Shiu ka dëmtuar edhe rrugën që lidh “Lagjen e Doktorëve” me “Kroin e Vitakut” në Mitrovicë, ku gjysma e rrugës së asfaltuar është shembur tërësisht.

Përmbytje ka pasur edhe në fshatin Lupç të Prishtinës, Dobrevë të Fushë Kosovës dhe në zona të tjera fushore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën, e mund të shkaktojnë rritje te nivelit të ujit në rrjedhën e lumenjve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here