Durrës/ Furgoni i parkuar përfshihet nga flakët, shkak ka qenë një defekt teknik

0
211

Një furgon është përfshirë nga flakët pasditën e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët ka qenë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia sqaron se furgoni është me targa DR 2902 F dhe ka qenë i parguar në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here