Vijon “lufta” me Veliajn, Sazan Guri rrëfen abuzimet e kryetarit

0
146

Nga Sazan GURI

 

Abuzimi i parë nga ato që tha Kryetari është se ti jep leje mjedisi për zgara e qofte – Po kush jam unë? Ministër i Ministrisë së Mjedisit? Ndër 2000 ekspertë me licensa mjedisore, shumë pak si puna jonë janë të organizuar si studio me QKL e QKR, që tregon shkallën më të lartë të transparencës ndaj shtetit, që d.t.th se kemi bllok tatimor dhe jemi të lidhur me Agjencinë e Prokurimeve Publike – APP, në të cilën aplikojmë 20 herë dhe arrijmë të kualifikohemi një herë në tender ‘online’ të blerjeve të vogla. Punë më të qëruar me shtetin nuk ka, sepse çdo gjë është e kontrolluar me kontrata, me fatura e me banka. Dhe një pjesë shumë e vogël e studimeve tona janë me porosi nga Bizneset për Raporte të Ndikimit në Mjedis, si ekspert të pavarur, që sipas ligjit vetëm këta duhet t’i kryejnë, më pas Ministria e Mjedisit lëshon lejet përkatëse mjedisore. Vetë Raporti mjedisor, kurrë nuk ndalon apo lejon zhvillimet ekonomike, por thjesht i gatit bizneset që të marrin masat për ndikime sa më të ulta në mjedis. Si në gjithë botën, këtë raport e porosit Kompania, por rregullat që ne ekspertët mjedisorë përshkruajmë janë standarde botërore, dhe nëse nuk i mbush mirë ato, kthehesh nga Ministria e Mjedisit, deri sa ti e plotëson sipas kërkesave jo të Biznesit, por të standardit, dhe mandej del Leja Mjedisore. Përkundrazi, ne lodhemi, jo për ta bërë studimin, por për të mbushur rregullat që kërkon Ministria.   Ndaj të dashur qytetarë, nëse kini ndonjë ankimim për vendimin e gjykatës, shkoni e kapni gjyqtarin dhe jo avokatin që mbron të drejta e njeriut, sikundër eksperti mbron të drejtat e shëndetit të banorëve dhe të shëndetit mjedisor. Problemi nuk është te leja mjedisore, por te zbatimi i normave që vendos leja mjedisore që ende s’po kontrollohen si duhet, por çdo familjar e banor, pas lejes i lind e drejta të shikojë te biznesi pranë sesi ai zbaton kushtet e lejes. Pikërisht, kjo është leja mjedisore, për të cilën ne gatisim bizneset që ta marrin atë. Pra, të gjykohesh për çnuk bën dhe për çnuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.   Abuzimi i dytë i Kryetarit me figurën e qytetarit, ishte se ti ndan me djalin – Ky djalë me status nëpunës civil, me 11 vjet shkolla të larta (juridik, gjeografi mjedisi dhe doktoraturë) punon si specialist i thjeshtë në një drejtori dhe vetë Bashkia nuk ka lidhje me pritje punërash mjedisore, që ky djalë i merr dhe i çon te babai. Të ishte në Ministri Mjedisi ‘për shoë’ edhe mund ta thoshe. Qytetarët e hëngrën dhe nuk menduan për asnjë çast, se ky Sazani, duke qenë se ka djalin, si e kundërshton Kryetarin për ndërtimet nën digë, për parkinget nëntokësore dhe për ndërhyrjet në Park. Pra, në praktikën tonë, nuk ndodh që një biznes të shkojë për sqarime në Bashki, sesi dhe qysh nxirren lejet mjedisore që të krijohesh mundësia, se edhe mund të bëhet nga djali. Pra, të gjykohesh për ç’nuk bën dhe për ç’nuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.   Abuzimi i tretë i Kryetarit me figurën e qytetarit ishte se ti në studimin Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) për Tiranën ke dhënë leje për ndërtimet pranë Parkut e Digës – VSM-ja nuk jep leje, sepse është shkalla më e lartë e studimit në kuptimin strategjik, dhe ajo parashikon ose orienton si p.sh. se sa Parqe të gjelbërta do të ketë Tirana, sesi te kthehet Parku i Tiranës me kufij të qartë mbrojtës, se sa do të jetë intensiteti i ndërtimeve në qendër të Tiranës dhe drejt periferisë, se si do zhvillohet Tirana, me shumë pole apo kështu siç është me një qendër zhvillimi, sesi do të zhvillohet transporti, se sa do jetë numri i kateve, etj., si këto. Si mund të jap leje një Studim Strategjik Mjedisor, i cili është studim oponencues i Planit të Përgjithshëm Urban, ku ky i fundit zbërthehet në Plane të Detajuar Vendore (PDV), madje as këto nuk japin leje ndërtimi, dhe pastaj një projekt konkret urban e arkitekturor hedh gjurmën e ndërtimit, ku një Kryetar Bashkie së bashku me Këshillin Bashkiak, e më pas së Bashku me KRRTRSH dje ose sot KKT, jep ose jo, leje ndërtimi?.   Pastaj kush jam unë prapë?!. Ndonjë anëtar i Këshilli Bashkiak, ndonjë Kryetar Bashkie, apo Kryeministër? Apo me influenca të forta me politikën, që unë i kam kundërshtuar vit pas viti, majtas e djathtas. Po si mund të jap leje dhe pastaj të kundërshtoj bizneset, me qindra protesta dhe dalje televizive. Po pse kemi kundërshtuar Bashën për ndërtimet nën digë, në luftë e përpjekje prej dy vjetësh, dhe xhaminë në Namazgja prej 6 muajsh? Sepse ky Plan Strategjik, ku unë jam autor i ka dhënë zona të gjelbërta, dhe unë kisha kurajon për kundërshti, sepse shkeleshin ato që kishim të zezë mbi të bardhë. Dhe ndaj nuk më bëzante njeri deri sa gatitëm kushte që i dërguam në kallëzim penal, dhe sot situata është në shkallën e tretë të gjykimit, si ajo e Gjykatës së Lartë për ndërtimet nën digë.   Çfarë doni më ju Qytetar e Kryetar? Po pse kundërshtoj Kryetarin aktual për ndërhyrjet në Park dhe parkinget nëntokësorë. Sepse në Raportin Strategjik Mjedisor nuk gjen, sikur një fjalë të vetme apo koncept për parkinge nëntokësorë, (në fakt duhet ta kishim diskutuar) dhe në Rregulloren Urbane të Planit Urban të Tiranës, neni 42 të ndalon kategorikisht ndërhyrjen në Park. Përpos të tjerave, ndërhyrja në Park nga Kryetari, jo nga Bashkia apo Këshilli Bashkiak, filloi pa leje ndërtimi, pa leje mjedisore, pa komunikim me publikun dhe me “vendim me kusht” nga KKT-ja. Nëse ky aksion do të ndërmerresh nga një biznes privat, e mendoni vetë, se ku do të kishte përfunduar ky i fundit. Po ligji, a nuk është njësoj të dashur qytetarë që mu turrët mua, sikur të isha unë kusarë, dhe jo ai Kryetar. Pra, të gjykohesh për ç’nuk bën dhe për ç’nuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.   Ore do mësoheni ju qytetarë se përballë ligjit jemi njësoj. Ndaj dhe Kryetari u morr me individin dhe jo me detyrën që ka, sikundër është mbrojtja e publikut, ndërsa individi qytetar u mor me publiken, dhe jo me individualen, ku turma e gjykoi në korr dhe nuk kryqëzoi Kryetarin, por qytetarin, më sakt kryqëzoi vetveten. Në fakt do ndihesha ngushtë, nëse diku dhe dikur të më kishte rrëshqitur një fjalë, një firmë, një gabim. Megjithatë, nga java që shkoi, ndjehesha si në faj, pse nuk i thashë pikërisht këto më sipër. Por, kur pashë se udhëheqësit e blogeve ishin ata të forcës fizike që unë i kam mprapsur ‘pa më bërë syri tër’, dhe drejtuesit e portaleve ishin ata me trasta e zarfa që iu kam thënë ‘ndalu beg se për këto gjera me mua ka hendek’, sot ndjehem krenar për ç’kam bërë, pa luajtur vendit si një i tërë. Guxoj të them se do të tërhiqem nga kjo luftë, nëse dikush më kap gafil në fjalë, në firmë e në gabim dhe nëse frika do më pushtojë mendjen, zemrën dhe shpirtin tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here