Shpërthen Blushi: Rama kërkon mandat të përhershëm

1
266

Blushi është shprehur haptazi kundër Ramës, sa i takon referendumit, duke e cilësuar madje edhe si një marrëzi.

“Deri sot kanë dominuar dy linja. Njëra quhej e arsyeshme, kërkonte zbatim të statutit. Ishte një tjetër që ishte loja e forcë. Sot u shtua dhe një e tretë, linja e marrëzisë.

Idea për të shkuar në referendum është marrëzi. Referendumi si parim nuk bëhet për njerëz, bëhet për çështje.

Kush është çështja? Cila është çështja? Edi Rama kërkon të bëjë referendum për të marrë mandat të përhershëm”, tha deputeti “rebel”.

“Do kthehet në barcaletë kjo. Dhe cila është kjo? Që nuk duhet të respektojmë statutin në fuqi, por duhet të respektojmë statutin që nuk është në fuqi?

Nëse ky statut hidhet për referendum, jam dakort. Cila është pyetja? Ti jepet Edi Ramës mandati i përhershëm?

Është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Që Edi Rama të konkurrojë përballë Edi Ramës”, u shpreh deputeti Ben Blushi.

Mesditën e sotme Rama ka bërë një propozim surprizë, mbajtjen e një referendumi në të gjithë vendin, ku anëtarësia socialiste të pyetet nëse duan ose jo të ndërpritet mandati i tij si kryetar i partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here