Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha: Gëzuar 7 marsin, ditën e misionareve të dijes, të qytetërimit!

0
182

 

Sot është Dita e Mësuesit, është dita e misionarve që përhapin dijen, edukojnë dhe mësojnë brezat me radhë. Ndaj dhe dëshiroj që t’ju uroj nga zemra mësuesve të mi, mësuesëve të fëmijëve të mi, atyre të nipërve dhe mbesave të mia dhe të gjithë mësuesëve shqiptarë Gëzuar këtë ditë, shëndet, gëzime e shumë suksese në misionin e tyre fisnik të mëkimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare, Gezuar festën, ju dhe fëmijeve që ju mësoni! Siç thotë një filozof; fati i një shoqërie përcaktohet nga nderimi që ajo i bën mësuesit.  Ndaj dhe urimet e 7 marsit do të ishin hipokrizi pa vënë ne pah vështirësitë dhe sfidat e mësuesve, jo për shkaqe objektive, por për shkak të padrejtësisë dhe korrupsionit të kësaj qeverie. Prej 3 vitesh nga qeveria e aleancës së qelbësirave ka vetëm mekanizma shtypjeje e shantazhi për të vështirësuar jetën dhe punën e tyre, testimi i tyre nuk ishte gjë tjetër vetëm se një mjet për ti larguar masivisht mësuesit nga puna dhe për të krijuar vende për militantët e partisë, nuk ka një investim të vetëm në insfrastrukturë, në ndërtimin e një  shkolle të re dhe krijimin e kushteve më të mira për të rritur cilësineë e mësimdhënies. Prej tre vitesh nuk ka rritje por defacto ulje të pagave të  mësuesve dhe rritje me 40-130% të tarifave të studentëve për shkollat e larta. Me ligjin e ri të arsimit të lartë neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, me kukullën e tij Nikolla, mbylli dyert e universiteteve për të varfërit e vendit dhe kaloi barrën e rëndë të shkollimt univesitar në familjet shqiptare duke i zhytur ato me sistemin e kredive që duhet të  marrin për shkollimin e fëmijëve në borxhe të mëdha e të  papërballueshme. Vetëm revolucioni demokratik, largimi i klikës dhe regjimit të saj nga pushtetit do mund të rikthejë arsimimin, edukimin e fëmijëve shqiptar në rrjedhën e tij normale dhe t’u bëj të mundur mësuesve misionin e tyre të lartë e fisnik!

Kryebashkiaku Veliaj

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përuruar ambjente të reja të shkollës Qemal Stafa, pas përfundimit të rikosntruksionit total të saj. Erion Veliaj: “Puna është mënyra më e mirë se si ne i përgjigjemi kritikës, llafeve, cinikëve. Ndaj edhe për ju që jeni të rinj sot dhe që do të mbaroni shkollën, nesër do të shkoni në Universitet di t’ju them vetëm një këshillë: Vetëm puna është përgjigjia më e mirë për të gjithë ata që nuk e duan suksesin tuaj”.

Ministri Haxhinasto

Ndërkohë Ministri i Transportit Haxhinasto zgjodhi të uronte përmes një postimi në Facebook mësuesit e shkollës së mesme Vasil Kamami në Elbasan duke vlerësuar punën fisnike por të vështirë të mesuesve në edukimin e brezave të rinj. Festime në rastin e 7 marsit organizohen në të gjitha trojet shqiptare. Dita e mësuesit kujtohet prej 129 viteve nga koha kur në Korçë u hap mësimtorja e parë shqipe.

Ministri Tahiri-mësuesve: Mësojuni fëmijëve të jenë të lirë

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri përcolli urimet për 7 marsin në shkollat e mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë. Kërkesa e Tahirit për mësuesit ishte t’u mësojnë nxënësve të jenë të lire.Në fjalën e tij ministri Tahiri tha: “Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestisht, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre. Unë besoj se dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja”.

Mesazhi i ministres Mimi Kodheli

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  mesazhet  për 7 marsin ua përcolli mësuesve të Qendres se Gjuheve te Huaja te Forcave te Armatosura.

Mesazhi i ministrit Klosi

7 Marsin, ditën e mësuesit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, e festoi me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, në Tiranë. Ministri Klosi rikujtoi edhe një herë zotimin e marrë prej tyre, për rikthimin e vlerave dhe rëndësisë që i takon arsimit profesional, si një nga rrugët më të sigurta dhe garantuara drejt punësimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here