Kreshnik Spahiu: Urdhrin për arrestin e dha Sajmir Tahiri, është një pushtet që ka ardhur nëpërmjet parasë, blerjes së votave dhe bandave

0
106

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, ka folur sonte në një media për arrestimin e tij pak ditë më parë, teksa po protestonte te Bashkia e Tiranës. Sipas tij, urdhri për arrestimin është dhënë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ja intervista e Kreshnik Spahiut:

Çim Peka: Të flasim për ndalimin, kanë ardhur dhe ju kanë marrë në zyrë, argumenti?

Spahiu: Argumenti në emër të Policisë së Shtetit akuzoheni për miting të paligjshëm, dhe kemi urdhër nga Ministri i Brendshëm për t’u shoqëruar në komisariat për të dëshmuar dhe për të vendosur masën e sigurisë.

Çim Peka: Këto po i thoni ju zoti Spahiu apo është realisht ajo që ju komunikuan. Kemi urdhër nga ministri i Brendshëm për t’iu shoqëruar?

Spahiu: Patjetër po se si. Ti mendon se këto i bëri kapteri i lagjes. Unë nuk mendoj. Por nuk mendoj se mund të vijë kapteri i lagjes dhe të thotë kemi urdhër nga Ministri i Brendshëm.

Spahiu: Po ishte i detyruar ai që ta thoshte. Sepse ai kishte dhe një mandat, foli në telefon dhe me Ministrin e Brendshëm, por për hir të së vërtetës, se nuk jam këtu unë për të akuzuar Saimir Tahirin. Policia e Shtetit përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme, sepse brenda 20 minutash policia bashkiake kishte dorëzuar një kallëzim, denoncim ndaj kreut të AK-së dhe 7 aktivistëve të tjerë. Ishin të detyruar që në bazë të atij denoncimi të kryenin veprimet. Në komisariat patëm një komunikim etik, sepse policia është me ne. Ushtarakët dhe policia shumë shpejt të jeni të bindur do t’i shikoni në rresht në revolucionin demokratik në Shqipëri, se revolucioni demokratik nuk bëhet vetëm me të papunët. Nëse ne nuk bëjmë palë ushtrinë dhe policinë nuk kemi asgjë në vijë. Në një farë mënyre ne porositëm njerëzit tanë dhe aktivistët që të silleshin mirë dhe të mos kundërshtonin. Po ta shikoni gjestin edhe unë isha shumë fisnik për mënyrën se si komunikova.

Çim Peka: Çfarë ju thanë në komisariat zoti Spahiu?

Spahiu:  Më komunikuan akuzën, më kërkuan dëshmi, i thashë më vjen keq, por ne nuk e njohim këtë qeveri. Ne nuk mund të komunikojmë me një pushtet i cili është ilegjitim. Të gjithë në unanimitet u mbajtëm, unë u mbajta 5 orë se të tjerët u mbajtën 24 orë, bashkëpunëtorët e mi.

Çim Peka: U mbajtët në Drejtori apo në komisariat?

Spahiu: U mbajtëm në komisariat tek dhomat e izolimit të komisariatit numër 1, që duket mbas Ministrisë së Jashtme. Atje kam refuzuar për 5 orë deponimin dhe nuk kam deklaruar as unë as bashkëpunëtorët e mi asnjë fjalë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe Shefit të krimeve, sepse jemi të qartë që ne këtë qeveri dhe këtë pushtet nuk e njohim. Është një pushtet që ka ardhur nëpërmjet parasë, blerjes së votave dhe bandave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here