Gjirokasër, pranga transportuesit me 5 kg heroinë

0
214

Agjentë të policisë në Gjirokastër kanë ekzekutuar pasditen e kësaj të hëne operacionin anti-drogë të koduar “Stafeta”.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 5 kg drogë që dyshohet të jetë e llojit heroinë dhe është vënë në pranga poseduesi.

Sipas burimeve, droga u gjet e fshehur në automjetin tip “Benz” të personit të arrestuar, në vendin e quajtur Ura e Leklit.

Poseduesi i heroinës është identifikuar me inicialet E.C nga burimet, të cilat shtojnë se bashkë me heroinën janë sekuestruar edhe 10 kg hashash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here