Vdes ish-Zonja e Parë e Amerikës

0
157

Nancy Reagan, e veja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Dikur aktore, ajo është martuar me Reaganin në vitin 1952 dhe ka qenë Zonjë e Parë nga viti 1981 deri më 1989.

Nancy Reagan ka luajtur rol të rëndësishëm në presidencën e burrit të saj.

Ajo ka themeluar fushatën “Thuaj jo drogës”.

Në vitet e fundit, ajo ka qenë e dobët nga shëndeti, sidomos pasi është rrëzuar në shtëpinë e saj në vitin 2012 dhe ka thyer tre brinj.

Ajo ka qenë duke jetuar në Bel Air të Llos Angjelesit.

Martesa e saj 52-vjeçare me Reaganin është përshkruar si afera më e madhe e dashurisë në historinë e presidencës amerikane.

Reagan, presidenti i 40-të i SHBA-së, ka vdekur në vitin 2004.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here