Mbledhja e Komisionit të Garancive Statutore, Dade: Presim përgjigje për shqetësimet

0
184

Në selinë e PS-së u mblodh dje Komisioni i Garancive Statutore ku diskutuan shqetësimet e disa prej socialistëve lidhur me shkeljen e statutit. Të pranishëm në mbledhje ishin disa figura të PS, mes të cilëve kryetari i këtij komisioni, Mark Nikolli, dhe deputetja Arta Dade. “U shpreh interesi nga anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore lidhur me shqetësimet tona, ne dhamë përgjigjet adekuate dhe morëm premtimin që brenda një periudhe të shkurtër do të marrim përgjigjen përkatëse me shkrim për shqetësimet që kemi paraqitur”, tha kryetarja socialiste e Komisionit të Jashtëm duke siguruar se përgjigja do jetë para Kongresit. Lidhur me debatin nëse ky Komision ka apo jo kompetencën për shqyrtimin  e kësaj kërkese, ish-kreu i tij u shpreh,: “Konsiston në dy plane, janë shkelje të aspektit parimor të statutit dhe shkelje të karakterit lidhur me vlefshmërinë e mandateve të institucioneve. Paraqitëm dhe referencat statutore, në pikëpamjen tonë ato janë shkelje të rënda të statutit dhe në këtë kuptim i kërkuam Komisionit të Garancive Statutore interpretimin standard të statutit të partisë. Ky është një fakt që Komisioni i Garancive Statutore duhet ta kapërcejë o në mënyrë statutore, është në të drejtën vetë. Ashtu sikurse ka detyrimin dhe të drejtën që dhe këtë pretendim mund ta shkruajë në zbardhjen e mendimit, që nuk kemi mandatin e vlefshëm për të bërë këtë interpretim, megjithatë unë mendoj që Komisioni i Garancive duhet ta kapërcejë edhe këtë ngërç.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here