Lajm i keq vjen nga George Clooney

0
164

George Clooney ka lënë të nënkuptohet se ai mund të heqë dorë nga aktrimi. Aktori hollivudian është shprehur se nuk dëshiron të plaket në ekran. Në një intervistë të dhënë për “BBC”, Clooney 54-vjeç, ka thënë: “Mendoj se askush nuk dëshiron të shohë dikë teksa plaket. Kuptoni, kamera është një gjë që nuk harrohet, kështu që me kalimin e viteve duhet të shfaqësh sa më pak në ekran”. Lidhur me mundësinë për të kaluar nga aktor në regjisor, ai është shprehur: “Kur plakesh me aktrimin, ti arrin në atë pikë që nuk mund të rrish gjithë jetën përpara kamerave. Është shumë argëtuese dhe shumë kreative të bësh regjisorin e një filmi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here