Elbasan/ Arrestohet sekseri, u merrte studentëve 10 mijë lekë për t’i kaluar në provime

0
187

Kapet dhe ndalohet nga Policia një shtetas për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit: Sokrat Nika, 59 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës prej 10.000 lekë (të reja), i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here