Noka komenton raportin e DASH: Qeverisemi nga kryetrafikantët e drogës

0
205

Ish-Ministri i Brendshëm Noka ka komentuar sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e konsideron Shqipërinë si prodhuese drogash dhe pikë tranziti.   “DASH e thotë drejtpërdrejt, – tha Noka, – se Shqipëria është prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë dhe pikë tranziti e drogave të forta. Deklaratë më të fortë se kjo në këtë vend ku qeverisemi nga Edi Rama dhe kryetrafikanti Saimir Tahiri ku bandat e lidhura janë dhe në parlament e ku dhe ky parlament konfirmon atë që ne shohim: Që shqiptarët dhe Shqipëria qeverisen nga trafikantët që futen dhe në parlament e nuk mund të jetë ndryshe kur bandat e Habilajt dhe Shullazët e kanë kthyer vendin në korridorin kryesor të drogave të forta”.   Kjo është ajo që ne e kemi thënë çdo ditë dhe ia vuri vulën, raporti i DASH.   Ky është një turp  se në 2013-ë, Shqipëria kishte dalë nga harta e drogave të forta dhe tani po rikthehet mbrapa. Kjo është një damkë që iu vendit tonë sot.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here