Kryeneçja do të zbutet në 5 mars nga Elma Doresi

0
192

Teatri Kombëtar ju fton në fundjavë të bëheni pjesë zbutjes së zemërimit… Nuk na duhet krenaria. Më këtë thirrje Teatri Kombëtar do të shfaqë premierën e komedisë së Shekspirit  “Zbutja e kryeneçes” me regji nga Elma Doresi. Genc Shkodrani do të sjellë skenografinë për një shfaqje argëtuese për publikun, nën interpretimin e Gladiola Harizajn, në rolin e kryeneçes, e cila ka përballë Petruçion, Helidon Fino. Nga një vajzë që “hedh vickla” gjithandej, aq sa nuk i afrohet asnjë mëtues, Katerina kthehet në një vajzë të butë e të bindur përmes forcës së dashurisë.  Vepra “Zbutja e kryeneçes”, e cila mendohet të jetë shkruar rreth viteve 1590–1592, nga Shekspiri, ka paralelizim me ditët e sotme, ku ka prindër që do t’i trajtojnë fëmijët si pronë, që do të bëjnë “tregti” me ta, që do të vlerësojnë më së shumti përfitimin financiar. Siç do të ketë gjithnjë njerëz me karaktere të vështirë që do të ndryshojnë për hir të njeriut që duan. Këtë atmosferë do të gjejmë në oborrin e Batistës, një baba, që kërkon të martojë vajzat e tij me kandidatët që do të sjellin më shumë fitim për të mbas martesave. Duke parë kërkesat e mëdha për vajzën e vogël, të bukurën dhe të brishtën Bianka, Batista vendos: Të martojë vajzën e madhe, Katerinën, në fillim e më pas të voglën. Për ata që e kanë lexuar veprën  duhet të shkojnë në teatër për të parë një tjetër version të saj dhe për ata që ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë më pas, Elma Doresi ju fton ta mëson në Teatrin Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here