Edi Rama në rininë e tij basketbollist, iu kishte premtuar miqve një pallat të ri sporti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rininë e tij ka luajtur basketboll. Në fakt videot apo foto janë të pakta, të cilat mund të flisnin më shumë se fjalët.   Megjithatë është  zbuluar diçka në Shkodra. Veteranë të këtij sporti na kanë servirur një foto të vitit 1986, e bërë para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, luajtur në pallatin e vjetër të sportit në Shkodër (sot Katedralja e qytetit). Kryeministri aktual është i pari, nga e majta, lart, dhe mban numrin 11, ndërkohë që lojtarët e tjerë të ekipit dinamovit në këtë takim ishin edhe Arben Dedej (nr.14), Sokol Bellova (nr.4), Fatmir Cuka (nr.9) dhe Ilir Trebicka (ndërtuesi i stadiumit “Loro Boriçi”, aktualisht), me numrin 13.   Ndërkohë, Vllaznia do të luante në atë takim me Sokol Kalajn (nr.10), Avenir Kalajën (nr.12), Astrit Zaganjorin (nr.4), Marin Shestanin (nr.7) dhe Korab Llazanin (nr.5). Gjyqtarë të takimit ishin Sulejman Kazazi dhe Faruk Rizvanolli. Por, nga Shkodra vjen edhe një kujtim tjetër i Edi Ramës, kundërshtar i skuadrës së këtij qyteti në basketboll. Veterani i sportit, Angjelin Deda, ka ruajtur disa blloqe shënimesh të ndeshjeve të ndryshme, në disa lloje sportesh. Wshtë data 29 mars 1987. Vllaznia pret në Shkodër Dinamon dhe mundet prej saj me rezultatin e ngushtë 75-74. Edi Rama është sërish në fushë për ekipin fitues, madje këtë herë ka përkrah edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Ilir Beqaj.   Në formacionin shkodran, ndërkohë, janë edhe dy prej drejtuesve aktualë të sportit në Shkodër, inspektori i sportit në bashki, Benjamin Idrizi, dhe inspektori i sporteve në klubin shumë-sportësh “Vllaznia”, Astrit Zaganjori. Me këtë të fundit thuhet se ende ruan raporte shumë të mira. Kryeministri Rama duket se për Shkodrën ruan respekt të veçantë. Jo më kot, bëri të mundur një investim shumë të madh për të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”. Madje, burime të ndryshme bëjnë të ditur se ai u ka premtuar miqve të tij ish-basketbollistë edhe një pallat sporti të ri, sepse aktuali është thjesht një sallë sportive

Edi Rama në rininë e tij basketbollist, iu kishte premtuar miqve një pallat të ri sporti

Monica Bellucci ka gjak shqiptareje

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko