Drogë me vlerë 2 mln euro, vihen në pranga 2 shqiptarë

0
178

 

Policia malazeze ka arrestuar dy shqiptarë të cilët u kapën me 28 kilogramë heroinë në një automjet me të cilin po udhëtonin, raporton agjencia e lajmeve “Sitel” e Maqedonisë. Droga ishte fshehur në afërsi të motorit të automjetit, i cili kishte targë shqiptare. Shoferi u përpoq për të shmangur kontrollin në kufirin malazez-kroat, por ishte e pamundur. Sipas policisë, droga e sekuestruar nëse do shitej në treg do kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove . Nuk jan ëtë pakta rastet kur shqiptarët janë protagonist të trafikut të lëndës narkotike në vende të Evropës dhe më gjerë. Ndërkohë që janë kapur sasi të pakta të lëndës narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, një pjesë e madhe e kësaj lënde ka kaluar kufijtë.  Sasi e madhe droge është kapur edhe pikën e kalimit kufitar Kapshticë, portin e Durërsit dhe në pika të tjera të kalimit kufitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here