Basha: Jemi në një ’97 pa plumba, Shqipëria e zotëruar nga krimi jashtë e brenda parlamentit

0
173

Lideri i Partisë Demokratike ka bërë me dije edhe tre nga prioritetet e opozitës, të cilat sipas tij mbështeten tek institucionalizimi i tryezës opozitare, si dhe zbatimi i dekriminalizimit

Sava Sota

Kreu i demokratëve ka zhvilluar ditën e djeshme mbledhjen e grupit parlamentar ku më pas, në prononcimim e tij për mediat, Basha bëri të ditur se tryeza opozitare ka arritur në tre vendime të rëndësishme. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se koalicioni opozitar me partitë brenda dhe jashtë Parlamentit kanë unifikuar qëndrimin për të patur një axhendë të përbashkët politike përsa i përket rëndësisë së prioriteteve të opozitës, të cilat janë: – 1) Institucionalizimi i tryezës opozitare, 2) Zbatimi i dekriminalizimit të politikës si prioritet i të gjithë prioriteteve në Shqipëri, 3) Garantimi i një proçesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik. Ndërkohë lideri i opozitës deklaroi: “Të bashkuar në misionin tonë për largimin e regjimit kleptokrat dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Ilir Metës”. Po ashtu, i pyetur nga gazetarët se a mori opozita ndonjë vendim pas takimit me aleatët, Basha j’u përgjigj se së pari morëm vendimin për të institucionalizuar tryezën e opozitës duke i paraprirë kështu proçeseve të rëndësishme si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe platformës politike që do të shpalosim para gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, kryedemokrati Basha theksoi se prioriteti i dyti që ka vënë në fokus opozita, qëndron tek unifikimi i qëndrimit për dekriminalizimin e politikës. Zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si një domosdoshmëri urgjente për stabilitetin politik të Shqipërisë në kushtet kur personat me rekorde të tmerrshme kriminale dhe banditët e armatosur me mandat deputeti në gjirin e mazhorancës përbëjnë një rrezik të përditshëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, dhe po përdoren si “azapë” për t’iu kundërvënë opozitës politike të vendit. Gjatë deklaratës së tij, kryeopozitari shtoi se rastet e krimit përveç se janë të panumërta, por kanë edhe një fill përbashkues, Edi Ramën i cili, sipas qëndrimit Bashës, pavarësisht prej ligjit për dekriminalizimin vazhdon të mbetet inspiruesi, frymëzuesi i dhunës politike kundër opozitës nga personat me rekorde kriminale me të cilët ka ardhur në pushtet. “Aleanca e Krimit ka sot përballë një Aleancë Opozitare që vjen duke u zgjeruar dhe që e ka theksuar dhe e thekson dekriminalizimin si prioritetin numër një, prioritetin absolut të Shqipërisë dhe shqiptarëve sot. Prioritetin e gjithë prioriteteve. Të ndjekur nga prioriteti tjetër, ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot opozita shqiptare, faktori opozitar i përbërë nga gjithë partitë politike të opozitës, formalisht pjesë e këtij koalicioni, të tjerë me të cilët jemi në dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm dhe që presim të jenë pjesë e këtij koalicioni, rakordohen në një qëndrim të përbashkët të përbërë nga disa propozime kryesore për të siguruar zgjedhjet të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Për të eliminuar të gjitha premisat për kërcënimin e votuesve, për presionin dhe shantazhin e votuesve, për shit-blerjen e votës së votuesve shqiptarë, për shtrembërimin e vullnetit të tyre përmes vjedhjes së votave në proçesin e numërimit”- bëri me dije lideri i Partisë Demokratike, i cili më tej, i pyetur nga gazetarët jashtë selisë blu, nëse ka  një koment me opinionin e Komisionit të Venecias,  Basha qartësoi: Do të kemi takime brenda Partisë Demokratike dhe me partnerët në orët dhe në ditët në vijim dhe padyshim që do të kemi qëndrimet tona. Koalicioni opozitar ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë në një ’97 pa plumba, në një Shqipëri të zotëruar nga krimi jashtë dhe brenda Parlamentit. Unë dua falënderoj kolegët e mi, kryetarët e partive opozitare për një diskutim të frytshëm dhe konstruktiv, dhe të bashkëndajë me shqiptarët vendosmërinë tonë për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim kleptokrat dhe i inkriminuar. Ndërkaq, për të mësuar nëse Aleanca Demokratike dhe FRD-ja janë në bisedime me të, Basha nuk përjashtoi mundësinë e një dialogu të hapur për të pranuar partitë të cilat dëshirojnë të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike. “Jemi në proçes dialogu të hapur dhe jam shumë i bindur dhe me shumë besim se partitë të tjera të cilat e shohin veten në opozitë me regjimin e inkriminuar dhe kleptokrat të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vijnë dhe do të vijnë në koalicioni tonë” – përmbylli kështu deklaratën e tij për mediat, pas takimit me grupin parlamentar brenda selisë blu, kreu i opozitës Lulzim Basha. Krahas deklaratës së fundit të liderit të Partisë Demokratike, Basha ka shprehur gjithmonë shqetësimet nga kampi i së djathtës për cështjet që përbëjnë rëndësi themelore, si ajo e reformës në drejtësi dhe dekriminalizmit në Kuvend. Ndërkaq, polemika ka ngjallur brenda radhëve të Partisë Demokratike, edhe ftesa që kryedemokrati Basha i ka bërë partive të tjera të cilat janë të zhgënjyera nga keqqeverisja e dyshes Rama-Meta, duke mos e  mbështetur këtë ide të tijën, me argumentin se opozita nuk ka nevojë të fuqizohet me ata që e kanë “braktisur” më parë.

 

Vazhdon bojkoti

PD mungon në Komisionet Parlamentare, të Ligjeve, dhe të Sigurisë

Opozita ka munguar dje në Komisionet Parlamentare, si pasojë ka sjellë edhe moszhvillimin e punimeve në disa komisione. Opozita nuk ka qenë e pranishme dje  në Komisionin e Ligjeve dhë Komisionin e Sigurisë. Po ashtu deputetët e opozitës munguan edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku u zhvillua një dëgjesë me Kreun e Entit Rregullator të Ujit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here