Mbledhja e aleatëve të koalicionit/ Opozita del me 3 vendime të rëndësishme

0
196

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët e koalicionit të djathtë dhe ka njoftuar mediat pas takimit se kanë dalë me tre vendime të rëndësishme për unifikimin e aksionit opozitar me synim çlirimin e vendit “nga ky sistem i korruptuar dhe kleptokrat”.

    1. Institucionalizimin e tryezës opozitare
    2. Dekriminalizimin e politikës
    3. Garantimin e një procesi të lirë zgjedhor

Në përfundimit të takimit që u zhvillua në selinë e PD-së, Basha tha se vendi ndodhet në një situatë si në 1997-ën, por pa plumba, ndaj në takim “u dhanë propozime konkrete që sot mbajnë vulën e çdo partie politike të koalicionit qeveritar. Ne presim që pjesë e këtij koalicioni të bëhen edhe parti të tjera për të siguruar zgjedhje të ndershme në Shqipëri.

Tre vendimet kryesore qenë: Institucionalizimi i tryezës opozitare; dekriminalizimi i politikës dhe garantimi i një procesi të lirë zgjedhor.”

I pyetur nga mediat mëse u diskutua për reformën në drejtësi, Basha pohoi se “është diskutuar edhe reforma në drejtësi si prioritet, por dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë kryesore.

Do të kemi takime të tjera në PD pasi koalicioni opozitar ka marrë një detyrë shumë të vështirë për një Shqipëri të zotëruar nga krimi nga jashtë dhe brenda parlamentit.

Dua të falenderoj krerët opozitarë dhe të ndaj me shqiptarët, vendosmërinë për të çliruar Shqipërinë nga ky sistem kleptokrat.

Jemi në proces dialogu të hapur dhe jam shumë i bindur se partitë e tjera që janë në opozitë me këtë regjim të korruptuar dhe kleptokrat të Edi Ramës dhe Ilir Metës do të vijnë në koalicionin tonë,” përfundoi ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here